DURRES, 27 maj 2013– Ekipi durrsak i Rilindjes ka zhvilluar një takim madhështor me banorët e Manzës.

Në këtë takim ka përshëndetur fillimisht kandidati për deputet Sokol Sula, i cili shprehu bindjen e plotë se Manza ashtu si Durrësi dhe e gjithë Shqipëria do të votojë për Edi Ramën kryeministër dhe për rilindjen e Shqipërisë.

Në takim kanë përshëndetur të gjithë anëtarët e ekipit të rilindjes durrsake si dhe kryebashkiaku i Durrësit njëkohësisht anëtari i kryesisë së PSSH Vangjush Dako.

Më tej Ilir Beqja u ndal në pikat e programit që do të sjellin rilindjen e fshatit shqiptar:

"Ne kemi të drejtë ti kërkojmë votën shqiptarëve jo vetëm pse vendi ndodhet në gjendje shumë të keqe, jo vetëm pse qeverisja e Sali Berishës ka sjellë varfëri dhe papunësi por edhe për faktin se në programin gjejnë zgjidhje problemet e të gjithë socialistëve, demokratëve dhe atyre që nuk votojnë pra gjejnë zgjidhje problemet e të gjithë shqiptarëve. Ne kemi një program të detajuar për fshatin edhe për ju këtu në Manzë. Ne do të mbështesim të gjitha familjet që jetojnë në fshat duke ulur kostot e aktiviteteve në bujqësi dhe blegtori. Sot nafta për bujqësinë kushton 1800 lekë, ndërsa kur arrin në parcelë kosto i shkon 2000 lekë. Në 2005 Sali Berisha premtoi naftë 400 lekë ëpr bujqësinë, ndërsa sot vetëm taksat e një litri naftë janë të paktën 800 lekë. Nafta e traktorit paguan edhe taksën e qarkullimit rrugor. Ne do të heqim akcizën e naftës, taksën e qarkullimit dhe TVSH mbi to. Nafta do të kushtojë 550 lekë më pak se sot. Imputet bujqësore janë të shtrenjta. Për të ulur kostot e tyre ne do të heqim dhe reduktojmë TVSH. Për plehrat, farërat, fidanët, vaksinat e blegtorisë, materialin gjenetik mbjellës. Sali Berisha tallet me fshatarët. Në 20 dhjetor 2012 e votoi kundra propozimin e PS për heqjen e tVSH-së për imputet bujqësore. Në 1 prill 2013 e miratoi si propozim të tij, ndërsa në 2 maj 2013 e anulloi. Në do të garantojmë sigurinë e imputeve bujqësore. Plehra kimikë më të gjithë përbërësit aktivë, fidanë cilësor, material mbjellës gjenetik cilësor.”

Nga ana e tij drejtuesi i ekipit durrsak të rilindjes Blendi Klosi shprehu bindjen e plotë për votën masive të shqiptarëve për Edi Ramën kryeministër:

“Në 23 qershor ne kërkojmë votë maksimale për Edi Ramën kryeministër për të rilindur Manzën dhe ët gjithë Shqipërinë. Në të gjithë takimet që kemi zhvilluar kryefjala e shqiptarëve është punësimi ndaj premtimi ynë është që të hapim 300 mijë vende pune në mënyrë që ti krijojmë mundësitë shqiptarëve, të rinjve e të rejave ta ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu në Shqipëri me mundin e djersën e tyre. Manza dhe i gjithë Durrësi do ti bashkohen fitores së Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë sepse pas 23 qershorit është koha e Edi Ramës, është koha e rilindjes së plotë të Mnazës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë.”