DURRËS, 28 maj 2013– Mesnatën e djeshme me datë 27.05.2012, rreth orës 22.00, në fshatin Shkafane Komuna Ishëm Durrës janë përplasur me njëra-tjetrën dy motoçikleta pa targa të drejtuara nga shtetasit Safer Masha, 26 vjeç, banues në fshatin Shkafanë dhe Stijan Molla, 19 vjeç, banues në fshatin Shkafanë.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të dëmtuar dy drejtuesit e motoçikletave dhe pasagjeri i Stijan Mollës, shtetasi Eltjon Nuzi, 18 vjeç, banues në fshatin Shkafanë.

Tre të aksidentuarit ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e bluzave të bardha, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen  e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit në vendngjarje.