Një ngjarje tronditëse është shënuar dje në Kinë.
Persona akoma të panjohur kanë hedhur në kanalizimin e pallatit një fëmijë të porsalindur.
Pas qarjeve që po vinin nga një tub i kanalizimit, banorët kanë njoftuar policinë dhe zjarrfikësat të cilët menjëherë kanë arritur në vendngjarje dhe pas një pune disa orëshe kanë prerë tubin ku kanë gjetur të bllokuar bebin e porsalindur.
Fatmirësisht, bebi është gjetur i gjallë dhe gjendja e tij shëndetësore po shkon drejt përmirësimit.





