KORFUZ, 28 maj 2013– Një sasi e konsiderueshme e llojeve të ndryshme të drogave janë gjetur në posedim të një 31 vjeçari shqiptar, i cili u arrestua dje në Korfuz, pas informacioneve për shpërndarjen e saj.
Një shpërndarës droge kishte fshehur drogën në vende të ndryshme, në vendin e punës, në shtëpi dhe makina, ndërsa sipas policisë së Korfuzit ai shpërndante sistematikisht heroinë, kokainë dhe kanabis në zona të ndryshme të Korfuzit, ndoshta prej më shumë se 2 vjetësh.
Nga kontrolli i ushtruar në shtëpinë e shqiptarit u gjetën dhe u konfiskuan 175 gr kokainë, 225 gr heroinë dhe 126 gr kanabis, një fishek pushke, një peshore elektronike, 2290 € dhe 50 qese paketimi.
31 vjeçari u dërgua në Prokurorinë e Korfuzit.





