CERRIK, 28 maj 2013– Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në një lokal pranë një shkolle 9- vjeçare.
Një sherr midis nxënësve përfundon tragjikisht. Një 15 vjecar me iniciale N.R., humbi jetën, pasi u godit disa herë me thikë nga bashkëmoshatari i tij.
Ngjarja ndodhi në ambjentet e një lokali pranë shkollës 9-vjeçare në Cërrik dhe sipas policisë dyshohet se autori minoren ishte në gjendje depresive.
14 vjeçari me iniciale E.F., u ndalua nga forcat e policisë, ndërsa po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të krimit.
Në pyetje po merren nxënës, mësues, punonjës të lokalit ku ndodhi ngjarja.





