Ka ndërruar jetë të hënën në mbrëmje këngëtari i famshëm italian Little Tony.
72-vjeçari ndërroi jetë pas një lufte tre mujore me tumorin, në klinikën romane të Villa Margherita, ku dhe ishte shtruar.
Menjëherë në Twitter kanë fijuar edhe ngushëllimet e fansave, dhe miqve të tij. "Lamtumirë 'Cuore Matto", shkruajnë fansat, duke e përshëndetur me këngën e tij më të njohur.
Në të njëjtin rrjet social Sabi Guzzanti shkruan: Mbase për të bën dimër në pranverë".





