HOLANDE, 28 maj 2013- Dyshimet janë për rrëmbim, pasi në trupat e viktimave janë vërejtur shenja dhune

Opinioni i Holandës ka mbetur i shokuar me përfundimin mizor të jetës së legjendës së volejbollit të këtij vendi.

Ingrid Viser, ish-anëtarja e kombëtares së Holandës në volejboll është gjetur në Spanjë e varrosur buzë rrugës!

Viser, më 13 maj, kishte shkuar nga Murcia në një trajtim trupor së bashku me të dashurin e saj, Ludevik Severein, por të dy nuk janë paraqitur në klinikë, as që kanë qenë në listën e udhëtarëve të aeroplanit që ishte kthyer në Holandë.

Pas fillimit të kërkimeve nga familjarët, policia spanjolle, pas dy javësh, kishte gjetur një varrezë me dy trupa buzë një rrugë lokale.

Dyshimet janë për rrëmbim, pasi në trupat e viktimave janë vërejtur shenja dhune.

Ingrid ka luajtur 514 ndeshje për Holandën.