Sapo thua emrin e Joanës të gjithë kthejnë kokën. Të gjithë ata që kanë parë Big Brother janë kurioz të dinë se çfarë po bën ajo jashtë.
E ka takuar Janin apo jo dhe si do vazhdojë lidhja me Anaidin. Këtë të fundit edhe Joana vetë nuk e di, përveç faktit që me djalin nga Tirana u dashurua brenda shtëpisë së “Big Brother”.
E di shumë mirë faktin që jashtë është komentuar negativisht dhe nuk e kupton arsyen edhe pse thotë se ashtu siç shumë njerëz kanë pasur simpati, po ashtu shumë të tjerë nuk e kanë pranuar dot mënyrën sesi ajo është; një vajzë pa komplekse.
“Kam qenë e sinqertë brenda”, – pohon Joana, e cila tregon se banorët ishin hipokritë dhe jo të vërtetë.
Vajza nga Tirana veç rrëfimit për Anaidin, Janin, tregon edhe njohjen jashtë me Riken, vajzën simpatike për të cilën thotë se është biseksuale, nisur nga njohja që ka pasur me të nëpërmjet Facebook.
Joana pohon se Rikja ka flirtuar me të në njëfarë mënyre, duke i bërë shumë komplimente për pamjen e saj, gjë që ia ka përforcuar bindjen nisur nga marrëdhënia e ngushtë që tashmë ajo ka me Elonën, banoren mbi të cilën bien shumë dyshime për preferencat e saj seksuale.





