Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e artë në turneun World Judo Masters, zhvilluar në Tjumen të Rusisë, dhe më pas i ka premtuar besnikëri vendit të saj, pas një pyetjeje provokuese nga televizioni rus.
Kosovarja, e para në ranglistën boterore te xhudos, ka fituar medaljen e tretë të artë për këtë vit, ndërkohë që në Paris fitoi medaljen e argjendte.
Ne finale, Kelmendi mundi mongolen Adijasambu Colmon, duke arritur suksesin e parë në World Judo Masters.
Pas finales, e intervistuar ne televizionin shtetëror rus, Majlindës u bë edhe një “ftesë”:
“Do ta përfaqësoje Rusinë për një milion euro?”, të cilës ajo iu përgjigj: “Jo, unë jam nga Kosova dhe të gjithë në atë vend krenohen me mua. Paratë nuk janë çdo gjë në jetë, më tepër rëndësi ka respekti që gëzoj në vendin tim”.





