TIRANË, 27 maj 2013 –Edhe java në vazhdim në Shqipëri parashikohet të jetë sërish e paqëndrueshme.
Departamenti i Klimës dhe Mjedisit (ish-Instituti i Hidrometeorologjisë i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë) në Universitetin Politeknik të Tiranës ka përgatitur një tablo sinoptike për datën 28 maj në orën 00.
Vërehet se gjithë kontinenti evropian ndodhet nën ndikimin e periferisë së një fushe me presion atmosferik të ulët, ndërsa rajoni i Ballkanit nën atë të një fushe me presion atmosferik të lartë.
28 maj 2013
Do të mbizotërojë mot i kthjellët me vranësira të çrregullta, që do të jenë më të theksuara në jug të vendit, ku gjatë orëve të pasdites do të shoqërohen edhe me reshje të dobëta lokale.
Era do të fryjë e lehtë, në bregdet deri 15 km/orë, nga kuadrati i jugut.
Temperaturat ekstreme pritet të luhaten
NË VENDET MALORE
temperaturat minimale do të zbresin deri në 4, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 19 gradë celsius.
NË VENDET E ULËTA
temperaturat minimale do të zbresin deri në 9, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 26 gradë celsius.
NË BREGDET
temperaturat minimale do të zbresin deri në 11, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 27 gradë celsius.
29 maj 2013
Do të mbizotërojë mot i kthjellët me vranësira të çrregullta, të cilat do të jenë më të theksuara në zonën malore të vendit, ku nuk përjashtohen edhe shira të dobët lokalë gjatë pasdites .
Era do të fryjë e lehtë, deri 20 km/orë, nga kuadrati i jugut.
Temperaturat ekstreme pritet të luhaten:
NË VENDET MALORE
temperaturat minimale do të zbresin deri në 10, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 18 gradë celsius.
NË VENDET E ULËTA
temperaturat minimale do të zbresin deri në 14, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 22 gradë celsius.
NË BREGDET
temperaturat minimale do të zbresin deri në 15, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 24 gradë celsius.
30 maj deri 2 qershor 2013
Situata sinoptike e parashikuar për datën 31 maj në mesditë tregon se mbi Shqipëri gjatë kësaj periudhe do të ushtrojë ndikimin e saj periferia e një fushe me presion atmosferik të ulët.
Rrjedhimisht, pritet që të mbizotërojë në përgjithësi mot me vranësira të çrregullta dhe kthjellime të përkohshme.
Në pjesën e dytë të periudhës priten edhe shira të dobët me karakter lokal.
Temperaturat maksimale do të luhaten: në vendet malore nga 17-19 gradë, ndërsa në zonën e ulët dhe në bregdet nga 22-25 gradë.
Temperaturat minimale do të luhaten: në vendet malore nga 6-9, ndërsa në zonën e ulët dhe në bregdet nga 10 deri ne 13 gradë.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, në përgjithësi nga kuadrati i perëndimit.
/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





