Kanë qenë të rralla rastet kur virgjëria e femrës, deri para një shekulli tabu, është bërë pjesë e tregut ndërkombëtar me çmime marramendëse. Vajza të guximshme, herë nga nevoja për para, herë nga dëshira për të bërë diçka ndryshe, kanë tronditur këdo me ofertën e tyre të çmendur: shitjen e virgjërisë.
Një vajzë braziliane, Catarina Migliorini, e nxori virgjërinë e saj për shitje në internet me çmimin 780 000 dollarë, ndërkohë që edhe një djalosh i ri pranoi të humbiste virgjërinë me këdo që ishte gati të paguante 3000 dollarë.
Në moshën 20-vjeçare, studentja braziliane vendosi ta shesë virgjërinë e saj, duke e nxjerrë kështu në një faqe ankandi në internet.
Kërkesat për të ishin të shumta, 15 ishin blerësit e mundshëm të virgjërisë së Catarina Migliorini. Ndër këta, katër ishin konkurrentët më të ashpër, një indian, një japonez dhe dy amerikanë. Ankandin e fitoi japonezi me pseudonimin Natsu. Ai ra dakord të paguante shumën 780 000 dollarë.
Për të mos shkelur ligjet e asnjë vendi, akti u krye në një avion që udhëtonte nga SHBA-ja drejt Australisë. Megjithatë, Catarina shprehej se veprimi i saj nuk mund të quhej aspak prostitucion, për të gjithçka ishte biznes. Studentja rrëfente se ajo ishte një vajzë romantike dhe që besonte në dashuri.
Nga paratë e fituara, 90 për qind e tyre do të shkonin në llogarinë bankare të një organizate që merrej me ndërtimin e shtëpive për të varfrit dhe familjet e pastreha.
Nga ana tjetër, një skuadër xhirimi u shpreh e interesuar për këtë rast, duke krijuar kështu një dokumentar të quajtur “Virgins Wanted”, me intervista të marra përpara dhe pas aktit seksual të 20-vjeçares.
Aleksandri, një rast i rrallë, e shiti virgjërinë e tij për 3000 dollarë te një grua braziliane me pseudonimin Nene B. Edhe ky djalosh u bë pjesë e dokumentarit “Virgins Wanted”.
Natalie Dylan, ishte një “bum” në marketingun e vitit 2009. Ajo shokoi të gjithë blerësit me atë çka ajo shiste: virgjërinë e saj. Natalie, 22 vjeçe, vendosi ta bëjë këtë ofertë tepër të çuditshme, pasi dëshironte që me paratë e fituara të siguronte një diplomë master në fushën e terapive familjare dhe martesore.
Virgjëria e kësaj vajze u vlerësua me shifrën 3.7 milionë dollarë. Kërkesa fillestare ishte 243 000 dollarë, por që prej publikimit të rastit, shumë meshkuj e lakmuan, duke ngritur kështu koston e saj.
Natalie, një vajzë nga San Diego i Kalifornisë, u shpreh se ajo e mori këtë vendim me vetëdije të plotë dhe për hir të parave që i duheshin për diplomën. Për të njëjtin qëllim, motra e saj Avia, punoi si prostitutë për tri javë.
Zonjusha Dylan pretendonte se në bazë të këtij veprimi, ajo mund të analizonte edhe reagimin e publikut, të cilin do ta përdorte për qëllime studimi.
Burri “me fat”, një biznesmen amerikan, pagoi 3.7 milionë dollarë për të pasur kënaqësinë e herës së parë me vajzën 22-vjeçare.
Një adoleshente nga Hungaria, e publikoi fillimisht shitjen e virgjërisë së saj në faqen më të madhe të shitjes online “eBAY”. Çmimi ishte 200 000 sterlina dhe blerësit më të zjarrtë ishin ata nga Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda.
Vajza 18-vjeçare, që e identifikonte veten si “Miss Pranvera”, pranonte se paratë i duheshin për shkollën dhe për të ndihmuar familjen, që e kishte të mbytur në borxhe. Ajo shprehej se dëshironte të studionte për mjekësi, por rrethanat e saj familjare ia bënin këtë të pamundur.
Dy ishin konkurrentët kryesorë për virgjërinë e 18-vjeçares, një britanik dhe një irlandez. Vajza nga Hungaria vendosi të zgjedhë britanikun, pasi ai shprehej më i dhënë pas shkakut që e kishte detyruar vajzën të vepronte në këtë mënyrë.
Ndonëse të dy meshkujt i kishin propozuar vajzës të martohej me ta dhe të jetonin të lumtur, 18-vjeçarja e kishte refuzuar këtë kërkesë, pasi martesa nuk futej në planet e saj afatshkurtra.
Kushtet e shitjes
Blerësit duhet të regjistroheshin në ankand dhe të parapaguanin.
Të interesuarit duhet të paraqisnin dokumentet përkatëse, mes të cilave edhe një ekspertizë mjekësore dhe dosje kriminale.
Akti seksual do të ndodhte 10 ditë pas lidhjes së kontratës.
Vajza kishte për detyrë të provonte virgjërinë e saj përpara një gjinekologu në prani ndoshta edhe të blerësit.
Blerësit i ndalohej:
Ta dehte vajzën para apo gjatë aktit seksual.
Të përfshinte edhe njerëz të tjerë në konsumimin e virgjërisë.
Të puthte vajzën.
Të provonte fantazi të ndryshme gjatë kohës së kaluar me të virgjrën.
Të përdorte sende të ashtuquajtura “lodra seksi”.
Të bënte telefonatë apo të regjistronte vizualisht aktin.
/Shqip/





