DURRËS, 27 maj 2013– Ditën e premte më datë 24.05.2013, në orën 17.00, policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Rinor Lami, 25 vjeç, banues në fshatin Arapaj Durrës.

Sipas policisë rreth orës 14.00 të së njëjtës ditë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 25 vjeçarit në fshatin Arapaj, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një qese me një sasi mase bimore në gjendje të thatë, e dyshuar si narkotike e llojit Kanabis Sativa, me peshë 257.4 gramë.

Mbi shtetasin Rinor Lami, 25 vjeç rëndon akuza e kryerjes së veprës penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

Sipas policisë, në vijim të veprimeve hetimore lidhur me rastin e mësipërm, më datë 24.05.2013, ora 22.00, u krye edhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Artan Mema, 28 vjeç, banues në fshatin Arapaj Durrës.

Nga hetimet e para rezultoi se ky shtetas i ka dhënë sasinë prej  257.4 gramë lëndë narkotike të llojit Kanabis Sativa shtetasit Rinor Lami.

Mbi shtetasin Artan Mema, 28 vjeç rëndon akuza e kryerjes së veprës penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.