DURRËS, 27 maj 2013– Ditën e shtunë më datë 25.05.2013, ora 18.00, policia e Durrësit ka vënë në pranga shtetasin Ylli Maqellari, 49 vjeç, banues në Shijak.
Sipas policisë shtetasi në fjalë dyshohet se rreth orës 13.00 të ditës së shtunë, pas një konflikti për motive të dobëta në lagjen Popullore Shijak, ka goditur me thikë shtetasin A.F., 64 vjeç, banues në Shijak, i cili aktualisht ndodhet në Repartin e Reanimacionit të Spitalit të Durrësit, jashtë rrezikut për jetën.
Nga ana e policisë u kryen veprimet e para hetimore dhe mbi 49 vjeçarin rëndon akuza e kryerjes së veprës penale “Plagosje e rëndë me dashje”.





