Një grua 30 vjeçare, nënë e pesë fëmijëve, ka vdekur si pasojë e një aksidenti pasi është futur në autostradë në drejtim të gabuar.

Zoe Rhiannon Aspland, është përplasur me katër makina, ndërsa policia njoftoi se gruaja  ka qenë e zhveshur.

Aksidenti ka ndodhur të shtunën rreth orës 12:30, në autostradën M5 në Somerset, Angli. 

Ngjarja ka ndodhur kur ajo është përlasur fillimisht me dy makina dhe është ndalur. 

Pastaj, makina e saj është përplasur edhe nga dy makina tjera. Nga fuqia e përplasjes, gruaja është hedhur jashtë.

“Policia është duke u munduar të kuptojë se përse ajo ka qenë në gjendje të tillë, e zhveshur dhe përse ka ngarë makinën duke u futur në autostradë në drejtim të gabuar”, ka thënë zëdhënësja e policisë lokale.