Në një burg në Kalabri janë plagosur 5 persona

Dy persona janë në gjendje të rëndë, përdorën thika artizanale

ITALI, 27 maj 2013– Pesë të burgosur të huaj janë plagosur, dy prej tyre rëndë, në një sherr me thika që u bë në burgun e Rossanos. 

Sherri ka qenë mes të burgosurve shqiptarë dhe marokenë, ky sherr ka plasur për arsye të parëndësishme. 

Të dy grupet kanë hasur keqkuptime duke përdorur thika. 

Policia e Burgjeve ka ndërmarrë veprime për të rivendosur qetësi në mesin e të burgosurve. 

Në sherrin me thika midis dy grupeve janë plagosur 5 persona, të cilët janë dërguar për mjekim në një spital në Rossano.