Një banor dëgjoi zhurma të dyshimta dhe lajmëroi policinë për dy grabitës shqiptarë, të cilët kanë hyrë natën në barin “Machita” në rrugën Passo San Boldo.
FOSSALTA DI PIAVE, 27 maj 2013– Kapen në mes të natës dy burra duke vjedhur një lokal lojrash fati tepër të frekuentuar në Fossalta.
Policia italiane ka arrestuar 2 shqiptarët, Çoban Malaj, 28 vjeç, banor i San Dona, dhe Dibran Shala, 24 vjeç, banor i Kosovës, banues në Monastier.
Ata u përpoqën për të vjedhur makineritë e lojrave të fatit në barin "Machita", në Passo San Boldo në Fossalta.
Një banor ka dëgjuar dhe ka vënë re lëvizje të dyshimta pranë barit me pronar një qytetar kinez. Rreth orës 3:00 të mëngjesit të sotëm ai i telefonoi policisë në nr 112, operatori menjëherë dërgoi dy ekipet në vendngjarje.
Pas rrethimit të zonës nga ana e policisë, ata i gjetën dy shqiptarët të fshehur nën disa tavolina. I identifikuan ata, duke vënë në dukje se ata kishin prerë një çadër dhe thyer një dritare për të hyrë dhe për të grabitur. Njërit nga dy të rinjtë iu gjet në posedim një kaçavidë e madhe. Ai kishte provuar të hapte derën me të dhe me doreza në duar duke shkëputur dhe energjinë elektrike.
Ata e kaluan natën në dhomat e sigurisë, siç raportohet nga prokurori, dhe të nesërmen në mëngjes u shoqëruan në gjykatë, ku u zhvillua një seancë gjyqi. Gjykatësi i ka dënuar dy shqiptarët me 1 vit burg dhe një gjobë prej 300 eurosh, për kryerjen e veprës penale grabitje në tentativë.
Hetimet janë duke vazhduar, sepse dy shqiptarët mund të jenë përgjegjës për disa vjedhje të tjera në të gjithë vendet publike të makinave të lojrave të fatit.
Javën e kaluar janë kryer grabitje me armë edhe në Admiral Club në San Donà in rrugën IV Novembre, ku dy burra të maskuar kanë mbyllur në tualetin e lokalit menaxherin dhe një klient në banjo, duke vjedhur 1.500 euro në kasafortën, e cila ishte e hapur.





