TIRANË, 27 maj 2013 –Qysh në orët e para të mëngjesit të fillimjavës në rrethinat e qytetit të Shkodrës u ndien lëkundje të lehta të tokës.
Sipas Rrjetit Sizmologjik Shqiptar, më 27 maj 2013, në orën 5:28:54 të mëngjesit janë regjistruar lëkundje të lehta 6 km në veriperëndim të qytetit të Shkodrës (në koordinatat 42.1°N, 19.59°E).
Tërmeti ka pasur forcë M=2.9 dhe me epiqendër 20 km.
Zona Shkodër-Mali i Zi njihet për veprimtari të dendur sizmike.
Ndërkohë një tjetër tërmet i lehtë u regjistrua të dielën, më 26 maj 2015, ora 21:50:22, 12 km në veri të Elbasanit (në koordinatat 41.24°N, 20.11°E).
Lëkundjet kanë qenë me magnitudë 3 dhe epiqendër në thellësinë 10 km.
Nuk janë raportuar viktima dhe dëme materiale.
/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





