ZAGREB, 27 maj 2013- Në Kroaci, organizatorët e një iniciative popullore për një referendum kundër martesave të personave homoseksuale, kanë njoftuar mbledhjen e firmave të nevojshme për këtë. 

Referendumi, i nxitur nga një grup shoqërish të afërta me Kishën Katolike, ka synim, që përmes parlamentit, të arrihet përcaktimi në kushtetutë i termit martesë si ''një bashkim mes një burri dhe një gruaje''. 

Në Kroaci rreth 90 për qind e popullsisë është e besimit katolik. ''Në bazë të disa të dhënave ende të pjesshme, të paktën gjysmë milionë qytetarë kanë firmosur për mbajtjen e një referendumi'', njoftuan organizatorët e iniciativës së quajtur 'Në emër të familjes'. 

Sot ishte disa e fundit e 15 të tillave të parashikuara nga ligji për mbledhjen e firmave të nevojshme. 

Numri i saktë i tyre do të bëhet publik në ditët në vijim.