TIRANË, 26 MAJ 2013 -Dy aksidente automobilistike janë shënuar në orët e pasdites brenda një harku të shkurtër kohor në Shkodër dhe Tiranë. Bilanci më i rëndë është shënuar në aksin Shkodër-Lezhë ku viktimë ka mbetur një grua 52-vjeçare si pasojë e përplasjes së 2 mjeteve. Mësohet se viktima Ndrone Ndreka udhëtonte në mjetin tip ‘Peugeot’.
Nga të dhënat e para të policisë mësohet se shoferi i këtij mjeti ka humbur kontrollin dhe si pasojë i ka ndërprerë rrugën mjetit, tip Skoda me targa AA743BB.
Ndërkohë në aksidentin pranë mbikalimit të Gërdecit në autostradën Tiranë-Durrës, po si pasojë e përplasjes së dy mjeteve, me targat përkatësisht, AA886FM dhe DR7293E, ka mbetur e plagosur një vajzë, e cila është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës.





