SHKODER, 26 maj 2013– Prokuroria e rrethit Shkodër në bashkëpunim me shërbimet e policise të drejtorisë policisë Shkodër, pas disa muajsh hetime pro-aktive ka  ndaluar 5 persona: Paolo Gjergji, Florian Gjergji, Klodian Dedndreaj, Kristian Mala, Emiljano Gjergji. 

Ndalimi i tyre është bërë pasi dyshohen se kryejnë prej kohësh aktivitetin kriminal të qarkullimit të kartmonedhave të falsifikuara.

Sasia e sekuestruar është 1 milion e njëzet mijë lekë të vjetra, të gjitha prerje 20 000 (të vjetra).

Çështja është në hetim prej rreth 3 muaj e gjysëm.