KORCE, 26 maj 2013- Një 29-vjeçar është vënë në pranga mesditën e të shtunës nga policia e Korçës pasi ka vjedhur në varrezat e qytetit, shandanë prej bronzi.
Sipas policisë Mariglen Frashëri, u kap në flagrancë me disa shandane bronzi që shërbejnë për mbajtjen e qirinjve të ndezur, pjesë përbërëse e varrezave.
Ndaj tij rëndon akuza e vjedhjes dhe dhunimit të varreve.
Ndërkaq, policia bën të ditur se po dje është arrestuar një 52-vjeçar nga fshati Strelcë i Korçës, pasi për motive të dobëta ka goditur me darë në banesën e saj një 84-vjeçare po nga ky fshat.
Bektash Skënderi është arrestuar për dhunim banese dhe plagosje e lehtë me dashje.
E moshuara ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Korçës.





