PALERMO, 26 maj 2013– Pino (Giuseppe) Puglisi, një prift sicilian i vrarë në vitin 1993 nga mafia, tepër i njohur në Itali për luftën e tij kurajozë kundër "Oktapodit", do të shenjtërohet sot gjatë një ceremonie në Palermo (Sicili).Kardinali i Palermos, Monsinjor Salvatore De Giorgi, do të përfaqësojë Papa Françeskun I në këtë ceremoni në të cilën do të jenë të pranishëm shumë figura dhe mijëra njerëz të thejshtë.
"Don Pino" ishte i njohur për punën që bënte me të rinjtë që të mos binin të duart e mafias.
Ai u kishte drejtuar shumë herë paralajmërime mafiozëve në rajon, shumë herë edhe nga saktristia e kishës së tij.
Më 15 shtator 1993, ai u vra me armë zjarri kur po hynte në banesën e tij nga një grup prej katër vrasësish të komanduar të mafias, që kryesohej nga Gaspare Spatuzza, i penduar që prej asaj kohe.





