DURRES, 25 maj 2013– Gjykata e Durrësit jep masën e sigurisë "Arrest me Burg" për vrasësin e 27 vjeçarit Refik Lila. 

Taulant Gjini 22 vjeç akuzohet nga prokuroria "për vrasje me dashje të kryer në bashkëpunim", ngjarje e ndodhur më 24 prill të këtij viti në lagjen numër 18 Durrës.

Organi i akuzës i përfaqësuar nga Drini Pali, e cilësoi arrestimin si të ligjshëm, duke pohuar se ka prova të mjaftueshme që implikojnë 22 vjeçarin si autor në vrasjen e 27 vjeçarit Lila.

Sipas prokurorit vetë i arrestuari në dëshminë e tij të dhënë përpara iorganit të akuzës e ka pranuar krimin e kryer, ndërsa arma me të cilën është bërë vrasja e gjetur ditën që ndodhi ngjarja i përket 22 vjeçarit Taulant Gjini, duke kërkuar masën e sigurisë "Arrest me Burg".

Kërkesa e prokurorit është hedhur poshtë nga avokati mbrojtës i të pandehurit,  Flamur Gjuzi, me pretendimin se pranimi para organit të akuzës i autorsisë së vrasjes nga klienti i tij ka ardhur pas presionit të ushtruar nga policia, e ardhur kjo edhe si pasojë e gjendjes së tij të rënduar mendor.

Gjuzi ka kërkuar të cilësohet arrestimi si i paligjshëm, duke kërkuar një masë më të lehtë për shkak të gjendjes jo të mirë mendore të të pandehurit e cila është përkqësuar në dy vitet e fundit.

Pasi ka dëgjuar organin e akuzës dhe palën brojtëse gjykata ka vendosur të lë në burg 22 vjeçarin nën akuzën e vrasjes me dashje e kryer në bashkëpunim, si dhe armbajtjes pa leje.

Të pranishëm në sallë gjatë dhënies së masës së sigurisë kanë qenë familjarë të autorit të vrasjes, ndërsa nuk ka qenë i pranishëm asnjë nga familjarët e viktimës.

Akt ekspertimi i lexuar nga prokurori Drini Pali

Në bazë të materialeve të gjetura në vendngjarje si dhe pas ndërtimit të mekanizimit të ngjarjes, rezulton se më datë 24 prill, në orën 10.30 është ekzekutuar me dy plumba, në pjesën e fytyrës e krahasor, 27 vjeçari Refik Lila,  plagë prej të cilave ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Për këtë ngjarje fillimisht është arrestuar si autor i dyshuar  Ardit Hyska 28 vjeç. Pasi është bërë kqyrja e vendit të ngjarje, oficerët gjygjësor kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, dy gëzhoja të qitura nga arma me të cilën është kryer ekzekutimi. Gjithashtu është skuestruar një çantë e zezë në të cilën ndodhej një armë zjarri, një kapele me strehë, një dorezë e zezë, një palë syze dielli, një xhup me kapuç ngjyrë të zezë, në xhepin e së cilit është gjetur një skedë celulari e kompanisë vodafon, i regjistruan në emër të shtetasin Hysen Gjini,  i ati i Taulant Gjinit. Pas sigurimit të tabulatëve telefonik nga kompania përkatëse rezulton se nga ky numër, janë bërë thirrje telefonike në telefonin e viktimës Lila, ndërsa numrat e tjerë të gjetur në këtë skedë i përkasin të pandehurit Taulant Gjini dhe motrës së tij Arjana. Në bazë të aktit të ekspertimit balistik, ka rezultuar se arma e zjarrit me të cilën është qëlluar Refik Lila 27- vjeç, e gjetur gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes në banesën e shtetasit Muharrem Doda, është arma me të cilën është kryer vrasja.  I pyetur në cilësinë e personit të ndaluar mbi vrasjen, mësohet se Taulant Gjini ka pranuar vrasjen e 27 vjeçarit Refik Lila, duke shpjeguar motivin dhe mekanizmin e ngjarjes, rrugën që ka ndjekur për tu larguar dhe vendin ku ka hedhur armën e krimit. Nga të gjithë të dhëna e grumbulluara dyshohet që shtetasi Taulant Gjini, ka kryer veprën penale të vrasjes me dashje si dhe prodhimin e armëbajtje pa leje. Ndalimi i këtij shtetasi është i ligjshëm, ndërsa vepra penale për të cilën dyshohet parashikon burgimin nga 10 deri në 20 vjet.

/e.a. Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/