Dr.Flori, një prej mbështetësve më të mëdhenj të Edi Ramës, me të cilin ka bërë dy këngë për fushatat e mëparshme të tij, zhgënjimin e bashkimit Rama-Meta e ka kthyer në një këngë, të titulluar “Zemërthyeri”.

Këngëtari është shprehur se “unë kam kontribuuar dhe jam sakrifikuar për Partinë Socialiste, e kam mbështetur fuqimisht Edi Ramën, por kam mbetur i zhgënjyer prej tij dhe ndaj jam larguar nga PS”.

Dr.Flori është shprehur se ka qenë edhe në protestën e 21 janarit dhe nuk ka mundur kurrsesi të pranojë paktin Rama-Meta pas kësaj ngjarjeje të rëndë.

Ai ka thënë se kjo këngë është një krijim artistik, por shumë njerëz e kanë cilësuar atë si një spot për PD-në, duke qenë se Dr.Flori tashmë bën pjesë në grupin e këngëtarëve që këndojn në turet dhe koncertet që organizon PD për fushatën zgjedhore.

Ai gjithashtu ka thënë se për këtë këngë është inspiruar nga Zoti, i cili, ndryshe nga politika, është e vetmja shpresë për këtë vend.