MIRDITË, 25 maj 2013– Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në fshatin Shtuf, komuna Kaçinar gjatë orëve të para të ditës së shtunë. 

E moshuar, Dava Lleshi, e cila jetonte në banesë bashkë me bashkëshortin e saj është plagosur në rrethana ende të paqarta, duke marrë një plumb në këmbë. 

Polica është nisur për në vendngjarje për të nisur më pas hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.