Nga Artur Llana

Dje, kreu i PD-së së Durrësit Igli Cara, një nga njerëzit që ka ushtruar më shumë ndikim në media lokale qoftë dhe me miq po edhe me njerëz që i ka gënjyer për biznese dhe për t’i punësuar, është shfaqur në një të përditshme me titull të madh se është avokat i elektoratit. Personalisht kam përvoja të ndryshme me Carën.

Kam kontribuar me miq për të qenë ai kreu i PD, më ka kërkuar hapësirë për sulmuar Dakon, ka hapur një gazetë me Ndreun dhe aq më shumë që është nga ata njerëz që mashtron dhe mohon edhe vetë mashtrimin.

Shumë nga ata që nuk e njohin dhe e quajnë kavajas, për shkak të mbiemrit, po Igli Cara është shijakas, në “vargmalin” e fshatrave të Shijakut dhe është nga Bermuça. E gjithë kjo fjali nuk ka asnjë rëndësi për atë që unë dua të them, ajo është e rëndësishme që Cara dhe unë jemi nga bregu i Erzenit. Miqtë i kemi zgjedhur ndryshe, ndërsa partinë që ai drejton e ka njohur si doganier.

Në një të përditshme shqiptare, që me siguri ka marrë një zarf me lekë dhe për këtë e kam të sigurt se i ka dalë nga redaksia se kujt ia ka dhënë, Igli Cara ka thënë se është dhe do të jetë avokat i elektoratit.

Në pamje të parë kjo është një frazë e rëndomtë, madje një frazë që tregon dhe nivelin politik të atij që kërkon votën. Kjo është një çështje që vetë Cara e zgjidh vetë duke qenë dhe jo avokat. Ajo që më shqetëson si qytetar, se si gazetar e di mirë se çfarë ka bërë Cara, kë ka futur në punë dhe ka emëruar, ku kanë shkuar lekët dhe pse janë rritur trashësitë e zarfeve, është se Igli ka gabuar pikërisht kur duhet të hiqte dorë nga fjala avokat.

Unë jam nga ata njerëz që nuk kam paragjykime, po jam thjesht preh e paragjykimeve. E kam ftuar dhe Halimin dhe Iglin për ditëlindjen time ditën e shtunë. Ky është informacion banal dhe ka si qëllim misionin tim për të qenë i hapur edhe me Iglin edhe me Halimin edhe me Bizhgën apo Vangjushin. Nuk po përmend shumë emra pasi bëhem i mërzitshëm dhe do të vrasin mendjen se po krijoj “drekën e gabuar”.

Ajo që më shqetëson është deklarimi i Igli Carës se do të jetë avokat i elektoratit! Zoti Cara, avokati është për të pandehur, për ata që kanë bërë krime, për ata që janë në akuzë dhe, nëse ju keni marrë përsipër të bëheni avokat, keni dhënë një mesazh të keq elektoral.

Ju mund të jeni zëdhënës i halleve të qytetarëve se nuk e dini që mund të jeni dhe në opozitë, po ju mund të jeni dhe interpret i i problemeve të tyre, ju mund të jeni pasqyra e opozitës, po avokat…! Zoti ju ruajt se elektorati i PD-së nuk ka nevojë për avokat. Ai nuk ka bërë asgjë.

Jeni ju që keni punësuar njerëz, jeni ju që jeni marrë me pastruese shkollash, jeni ju që keni emëruar drejtor. Avokat i kujt do të bëheni i atyre që keni emëruar apo i atyre që ju kanë votuar!!!

Kam një histori miqsh me ju që m’i keni larguar, m’i keni bërë armiq me pak lekë, po që unë kurrë nuk do t’i harroj si ti nesër. Ata të njohin si kryetar partie që mund t’u kesh bërë një nder, ndërsa unë kur të ikësh ti si njësi matëse e mashtruesit, do të shkoj dhe t’i kërkoj falje që heshta kur ma kërkuan. Ti nuk mund të jesh kurrë avokat!

E para, se elektorati ka nevojë për zëdhënës që ti i ke marrë nga puseta skrapalinjsh dhe ish-sigurimsa shteti; e dyta, elektorati yt që është PD-ja, nuk ka nevojë për avokat, të pandehurit kanë nevojë për avokat dhe i pandehuri më i madh i kësaj fushate je ti. Ti duhet të mbrosh Ed Ndreun edhe me milionat që po hedh këto ditë në port si hera e fundit, po edhe me logjikën se elektorati nuk do avokat… avokat do i pandehuri.

Duke spostuar shokët e tu, duke ua futur atyre që i more pranë, ti zoti Cara, po përdor fjalën e fundit, avokat. Kjo është zgjedhja më e mirë që ke bërë. Por vetëm për vete. Të gjithë ata që i ke mbrojtur apo bërë miq do t’i shesësh se ti je i tillë, pa mbiemrin tënd.

Ti je vemje që ngatërron shokët, miqtë, ata që kanë luftuar për PD, me marifetet e përvojës komuniste. Ti nuk mund të jesh avokat i elektoratit të djathtë, ti thjeshtë do të kesh nevojë për avokat vetë. Një ditë ata që ke manipuluar me ndere do ta tregojnë dhe ty vendin, por me avokat!

http://bulevardionline.com/igli-cara-ne-mes-doganierit-dhe-avokatit/