TIRANE, 24 maj 2013– Anketimin e zgjedhësve shqiptarë në këtë proces elektoral “e kanë marrë në dorë” italianët. J
anë dy kompani të fqinjit tonë të përtejdetit, që po e bëjnë këtë punë.
Janë kompani prestigjioze, që po financohen nga televizionet Oranews dhe nga Vizion Plus.
Është fjala respskektivisht për kompanitë IPR Markekting dhe për Institutin Piepoli.
Ky i fundit ka dhënë sot rezultatet e sondazhit të vet të dytë. Dhe ky sondazh flet për një avantazh që është thelluar në favor të opozitës.
Ja disa të dhëna mbi partitë:
Koalicioni i majtë udhëheq me 50.5 përqind të votave. Kurse koalicioni i djathtë ka 42 përqind.
Partia Socialiste ka 42.5 përqind të votave, kurse Partia Demokratike ka 37.5 përqind.
Lëvizja Socialiste për Integrim ka 5 përqind të votave. Po kaq ka edhe Fryma e Re Demokratike.
Kurse Aleanca Kuq e Zi ka vetëm 2.5 përqind të votave.
Sa i përket qytetit (jo qarkut) të Tiranës, koalicioni i majtë është plot 12 pikë përpara, duke udhëhequr me 52 përqind.
Koalicioni i djathtë merr 40 përqind të votave.
Bie në sy se Fryma e Re Demokratike merr 6 përqind të votave në qytetin e Tiranës, kurse Aleanca Kuq e Zi vetëm 2 përqind.
Në total në Kryeqytet, PS merr 47 përqind të votave kurse LSI merr 4 përqind.
Në koalicionin e djathtë, PD merr 37 përqind të votave, kurse 3 përqind shkojnë për partitë e tjera.





