FIER, 24 maj 2013– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në pyllin e Semanit, në Fier, ku një 37-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.

Mësohet se viktima është Pilo Çorape, i cili u gjet i vetëvarur në pyll nga forcat e policisë. 

Nga hetimet paraprake mësohet se viktima para aktit ekstrem kishte telefonuar gruan dhe i kishte thënë se do e vriste vetën për shkak se nuk lante dot borxhet . 

Menjëherë bashkëshortja e 37-vjeçarit kishte lajmëruar policinë, e cila pasi kishte kryer një kontroll në zonën e plazhit kishte gjetur të vetëvarur pranë një peme, shtetasin Pilo Çorape.