TIRANE, 24 maj 2013- Kreu i PS-së Edi Rama ka reaguar pas akuzave të kryeministrit Berisha nga Peshkopia, i cili akuzoi kreun e selisë rozë se ka ofenduar mësuesit e kërcënuar një drejtoreshë shkolle.

Nga Twitteri, Rama i përgjigjet kryeministrit duke i kërkaur të mos marrë në qafë drejtorët e shkollave.

“Sali! Mos merr në qafë drejtorë shkolle duke u kërkuar të rreshtojnë pas teje mësuesit e nxënësit. Është e paligjshme. Do ndëshkohet”, shkruan ai.

Më tej ai ftoi mësuesit të denoncojnë çdo rast ku janë detyruar nga drejtuesit e tyre të marrin pjesë në aktivitetet e qeverisë.

“Mësues e nxënës! Denonconi tek PS presionet e drejtorëve për t’ju futur me zor në rreshtin e Saliut. Çdo denoncim do ndiqet pas 23 qershorit”.