SHBA, 24 maj 2013– Një urë është rrëzuar në shtetin veri-perëndimor të Uashingtonit, duke shkaktuar rënien e disa automjeteve dhe njerëzve në ujë.

Policia tha se ura me katër korsi mes Sietëll dhe Vankuverit të Kanadasë është shembur por fatmirësisht nuk ka viktima.

Policia tha se tre persona janë shpëtuar nga ujërat e lumit Skagit.

Ura është ndërtuar në vitin 1955.

Shembja e saj vjen saktësisht 6 vjet pasi që një urë tjerër është rrëzuar në Minnesota dhe ngre shqetësimin për infrastrukturën e dobët në SHBA.