Ushtari britanik, i cili u ekzekutua nga dy fanatikë islamikë një ditë më parë, quhej Lee Rigby.
25- vjeçari, përshkruhet si një njeri me humor dhe moskokëçarës. Një baba i dashur, i djalit të tij 2- vjeçar.
Ai banonte në Middleton, Greater Manchester. Familjarë të tij janë shprehur se ai donte t’ja dedikonte jetën ushtrisë.
Ai luante në bateri, ishte tifoz i çmendur futbolli, ku mbështeste Manchester United, ndërsa sapo kishte nisur karrierën e tij në ushtri, ku kishte luftuar në Afganistan kohët e fundit.
Ai u vra një ditë më parë, ndërsa po ecte në drejtim të kazermave të artilerisë Mbretërore në Woolwich në juglindje të Londrës.
Miqtë e tij, që kanë shërbyer më te në Afganistan, shprehen për mediat britanike se, ai ishte ndër më popullorët në batalion dhe më i qeshuri.





