Shpërthyen duartrokitjet në përfundim të projeksionit të një filmi të gjatë, afro 3 orë, i Abdellatif Kechiche, “Bluja është një ngjyrë e ngrohtë”, film në konkurs në Festivalin e filmit në Kanë, që tregon dashurinë lesbike mes Adele, një vajze 15 vjeçare dhe Emma, një artiste me të cilën ajo zbulon dashurinë e plotë, pasionin dhe epshin fizik.
Mes dy grave shfaqen shumë skena të nxehta, me marrëdhënie seksuale të plota, mes kënaqësisë dhe epshit të dy të dashurave.
Filmi përveç skenave të nxehta, tregon një dashuri ndryshe mes një vajze shumë të re dhe të hapur dhe një gruaje më të disiplinuar, e cila e ndihmon të zbulojë natyrën e vërtetë seksuale.





