TIRANE, 23 maj 2013– Kreu i PS-se Edi Rama nepermjet nje postimi ne rrjetin social “Facebook” fton gjithe simpatizantet qe te marrin pjese pasditen e sotme ne nje miting ne Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, ku do te behet edhe prezantimi i kandidateve per deputete per qarkun e Tiranes.
“Sot ne 18.00 ne Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, prezantojme superskuadren e Rilindjes per Tiranen. Me shume kenaqesi ftoj te gjithe nder ju qe e keni mundesine te na bashkoheni, te vini dhe te ndajme bashke castet e bukura te nje momenti si ky.
Kjo fushate per ne s’eshte vetem beteje po edhe feste. Eshte nje feste qe na mbledh se bashku si lumenj njerezore ne hapesirat publike, per te afirmuar fuqine e endrrave dhe shpresave tona. Per te bashkuar zerat tane ne korin e madh te shumices qe kudo neper Shqiperi, kerkon rilindje pas vitesh te tera rrenim.
Per te bere qe era e ndryshimit te fryje perdite e me fort ne te kater anet e vendit dhe te nxjerre nga cdo shtepi shqiptare Voten per Rilindjen. Edhe ketu ndryshimi mes nesh e atyre eshte i madh: Ata i pushtojne sheshet me trupat e roberve te pushtetit ne administrate. Ne i mbushim hapesirat publike me energjine e jashtezakonshme te popullit opozitar. Qe ne 23 qershor te marre fund edhe roberimi politik i sherbetoreve te shtetit shqiptar”.





