TIRANE, 23 maj 2013– Një ditë përpara hapjes zyrtare të fushatës elektorale Presidenti, Bujar Nishani zhvilloi një mëngjes pune me drejtues të mediave elektronike dhe të shtypit të shkruar, ku kërkoi kontributin e mediave për monitorimin dhe pasqyrimin sa më të mirë të fushatës elektorale dhe procesit zgjedhor.
“Zgjedhjet të pasqyrohen në mënyrë transparente, të parandalohet kthimi në dramacitet gjatë pasqyrimit të procesit zgjedhor. Shqipëria ka të gjitha potencialet për të realizuar zgjedhje të lira e të ndershme brenda standardeve. Kërkoj bashkëpunimin e mediave për të frenuar emocionet e tepërta gjatë procesit elektoral”, u shpreh kreu i shtetit, gjatë fjalës së tij.
Presidenti tha se opozita duhet te plotësojë vendet e mbetura bosh ne KQZ.
Sipas tij, Kushtetuta i përcakton qartë detyrimet e tij dhe te partive politike.





