DURRËS, 23 maj 2013– Taulant Gjini, 22 vjeç, lindur e banues në lagjen nr-18 Durrës, është personi i dytë i arrestuar, pas Ardit Hyskës, për vrasje me dashje të kryer në bashkëpunim nga policia e Durrësit.
Ai akuzohet si autor në vrasjen e Refik Lilës 27 vjeç, ngjarje e ndodhur në lagjen nr-18 Durrës më datë 24 prill të këtij viti.
Prokuroria e Rrethit Durrës, ka urdhëruar ndalimin e 22-vjeçarit pas një hetimi disa javor në drejtim të zbardhjes së vrasjes së 27 vjecarit Lila.
Në prokurorinë e Durrësit mësojmë se 22 vjeçari Taulant Gjini në bashkëpunim me 28 vjeçarin Ardit Hyska kanë vrarë më armë zjarri 27 vjeçarin Refik Lila, pas një konflikti që këta të fundit kanë pasur me njëri-tjetrin.
Ndërsa po nga organi i akuzës mësohet se ka prova të mjaftueshme dhe dëshmitarë që implikojnë dy të rinjtë tashmë të arrestuar, në vrasjen e Refik Lilës.
Arrestimi i autorit të parë të dyshuar Ardit Hyska u bë nga policia e Durrësit vetëm pak orë pas vrasjes, ndërsa bashkëpunëtori i tij 22 vjeçari Gjini, u arrestua një ditë më parë nga policia e Durrësit nën të njëjtën akuzë.
/e.a. Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





