Mungesa e jodit në shtatzani mund të ngadalësojë zhvillimin mendor te fëmija, vonesë e cila mund të zgjasë në dhjetë vitet e para të jetës.

Ky zbulim u bë nga një studim i Universitetit të Surrey i publikuar në Lancet, sipas të cilit sa më shumë elementë të jodit të ketë nëna gjatë shtatzënisë, aq më mirë zhvillohet mendja e fëmijës.

Studimi nënvizon domosdoshmërinë që gjithë ato femra që planifikojnë shtatzëni apo që zbulojnë se janë në pritje të një fëmije, të marrin një sasi të madhe jodi nëpërmjet ushqimeve.

Ndër të tjera rekomandohet që këto femra të mos kursejnë as shëtitjet në det, pasi iu bëjnë shumë mirë si për vete edhe për beben.