TIRANE, 23 maj 2013- Kreut të PS-së në Prezë, Lavdi Kajmakut i është djegur banesa dhe biznesi, për shkaqe ende të panjohura.
Ngjarja ndodhi në orët e para të ditës së sotme, rreth orës 04:00.
Fatmirësisht familjarët i kanë pikasur shenjat e zjarrit në kohë dhe kanë mundur të shpëtojnë.
Zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje ku kanë mundur të neutralizojnë edhe flakët, ndërkohë që sipas tyrë zjarri ka qenë i qëllimshëm, pasi ka pasur 8 vatra zjarri.





