LONDER, 22 maj 2013– Tre persona janë qëlluar në Wooleich, në juglindje të Londrës, pasi policia u njoftua për një incident.
Dëshmitarë okularë njoftuan policinë pasi një burrë u sulmua me një hanxhar duke u shembur menjëherë përtokë.
Një burrë është konfirmuar i vdekur në vendin e ngjarjes dhe dy të tjerë janë dërguar në spital në gjendje të rëndë.
Një zyrtarë i zonës i tha radios BBC 5 se një person ka vdekur, ndërsa dy të tjerë janë dërguar në spital në gjendje të rëndë.
Një burim ka thënë për The Sun se policia ka hapur zjarr gjatë incidentit, por nuk ka patur ende një konfirmim për këtë.





