Kujtojmë se dikur një i pastrehë, 66 vjeç, humbi shikimin e tij dhe një pjesë të mirë të fytyrës për shkak të sulmit të tmerrshëm pësuar në duart e Rudy Eugene, një kanibal, i cili ishte nën ndikim të mjeteve narkotike.
Të gjithë e kujtojmë rastin e kanibalit nga Miami, apo 31 vjeçarin Rudy Eugene që fjalë për fjalë hëngri fytyrën e 66 vjeçarit Ronald Popo për gati 18 minuta në Miami.
Kanibali i frikshëm u vra më vonë nga oficeri i policisë Jose Rivera .
Ronald Poppo, i cili humbi shikimin e tij dhe shumë pjesë nga fytyra e tij, luan kitarë dhe ndjek Miami Heat, pasi ai vazhdon të rikuperohet.
66 vjeçari jeton për fat të mirë dhe ka filluar një jetë të re.
Ronald Popo gjatë qëndrimit në qendrën e rehabilitimit ka shtuar 20 kilogram, ka mësuar të vishet, ushqehet vetë, pastrohet, si dhe ka mësuar t'i bie kitarës.
"Ishte një vit i vështirë për të, por ai ka arritur që me sukses ti tejkalojë të gjitha problemet", tha një kirurg i cili ishte përkujdesur për të.





