ITALI 22 maj 2013–  Një martesë mes një shqiptari dhe një italianeje ka bërë bujë të shtunën e kaluar, një festë kjo tardicionale shqiptare.

Në fakt në Locanda të Dunes u organizua një ceremoni dasme mes Shqipërisë dhe Italisë, dhëndri është shqiptar, ndërsa nusja është italiane.

Shumë të ftuar në këtë ceremoni u drejtuan në bregdetin e Bellaria Igea Marina për të festuar dhe me një makinë të madhe ku ishin të vendosur shumë flamuj të vendit të shqiponjave, mbërritën në vendin ku do të zhvilloheshin festimet në Cagnona, ku në fund të festimeve ka shpërthyer një zjarr i madh.

Zjarri edhe pse nuk mori pëmasa të mëdha, i shqetësoi shumë dasmorët.

Të ftuarit janë përpjekur për të shuar flakët e para, që u ngritën lart në kasollet prej druri pranë Happy Camping.

Ata përdorën lopata dhe gjëra të tjera të gjetura në vend për të shuar zjarrin para se të mbërrinte zjarrfikësja.

Ceremonia e djegjeve të shamiave është tipike tardicionale e Shqipërisë, kështu dhe marrëdhënia me zjarrin duhet të jetë e tillë, nga ky rit mendohet se digjet e kaluara për t’i lënë vend të resë, në këtë rast një familje të re.

Faktikisht frynte erë, siç u tha nga disa prej atyre që ishin të pranishëm.

Nuk ka qenë në fakt e detyrueshme nga ana e askujt. Zjarret mund të ishin shpërthyese.

Kjo do të thotë me fat, ose pa fat, në varësi të mënyrës se si e shikoni ju vetë.

Fakti është se askush nuk do ta harrojë këtë ceremoni dasme të "nxehtë" në Bellaria Igea Marina.