Në 18 takimet e këtij sezoni mes kampionatit dhe Kupës që Teuta kishte zhvilluar në shtëpi, përpara se të përballej me Skënderbeun në gjysmëfinalen e Kupës, nuk ishte mposhtur asnjëherë.
18 ndeshje, 8 fitore, 10 barazime, 0 humbje. Çfarë ka ndodhur me kështjellën e “mbretëreshës” në dy ndeshjet e fundit. “Djemtë e Detit” janë dorëzuar dy herë radhazi në “Niko Dovana”, 4 gola të pësuar asnjë i shënuar kundër Skënderbeut në Kupë ku erdhi eliminimi dhe Tiranës në kampionat.
Për të gjetur dy humbjet e fundit të durrsakëve në Durrës duhet shkuar pas në sezonin 2017-2018, ku në mes janarit e shkurtit të 2018-ës, në “Niko Dovana” fitonin Skënderbeu edhe atëherë në një ndeshje Kupe dhe Luftëtari në kampionat.
Nuk diskutohet që në futbollin e pandemisë faktori fushë nuk ka më vlerën e mëhershme, por është fakt që Teuta deri më tani edhe pse nuk kishte fituar gjithmonë në shtëpi, nuk kishte dalë asnjëherë e gjunjëzuar.
Kundër Tiranës nuk ishte paraqitja më e mirë e mundshme, skuadra e Martinit nuk i’a doli të impnohej me lojë dhe ishin bardheblutë ata që kishin më tepër iniciativën.
Sulmi është një plagë e vjetër dhe 3 ndeshjet e fundit e kanë konfirmuar sërish , me vetëm 1 gol të shënuar, për më tepër me penallti, të krijohet përshtypja që nëse Bregu me aftësitë e tij individuale, nuk realizon ose dhuron asist, Teuta e ka shumë të vështirë të gjejë rrjetën.
Pas 11 takimeve pa humbje kanë ardhur 2 në 3 sfidat e fundit, njëra solli rënien e një objektivi si Kupa, e nëse ajo ndaj bardhebluve pasohet më të tjera, rrezikon të bier edhe objektivi kryesor që është titulli kampion.





