Babai xhirohet së bashku me fëmijët e tij disa orë para se t’i vrasë ata
Një britanik është xhiruar me fëmijët e tij se si blen në një furrë në periferinë e Lionit.
Disa orë më vonë 10 vjeçari Metju dhe 5 vjeçarja Karla janë gjetur të vdekur.
Fëmijët u gjetën të vdekur si pasojë e therrjes të shtunën pasdite, në banesën e nënës së tyre.
Babai, 47-vjeçari Xhulion Stivenson, ka pasur një kontest mbi kujdestarinë e fëmijëve me nënën e tyre.
Stivenson është arrestuar dhe akuzuar për vrasjen e fëmijëve të tyre.
Policia ka deklaruar se ish menaxheri për firma transportuese, tani i papunë, e ka pranuar vrasjen që e ka kryer si pasojë e “zemërimit”.
Dëshmitarët kanë thënë se i dyshuari ka qenë duke ikur kur ish-gruaja e tij e ka takuar para ndërtesës dhe ka vërjetur gjak në rrobat e tij, me çka e ka lajmëruar policinë.





