DURRËS, 21 maj 2013 –PD-ja u premton durrsakëve burgje private.

Kreu i listës së PD-së, njëkohësisht dhe shefi i fushatës blu për qarkun e Durrësit, Eduard Halimi, ka premtuar më 20 maj 2013 se do të ndërtohet një burg, “ku do të vuajnë dënimin 300 të dënuar të sigurisë së ulët, me dënime deri në 5 vjet”.

Gjatë një tryeze të organizuar në kuadër të reformës në sistemin e burgjeve, ministri i Drejtësisë, Halimi tha: “Paketa penale dhe reforma e burgjeve bashkëlidhen për të luftuar me vendosmëri kriminalitetin”.

Kandidati i PD-së për Durrësin ka propozuar privatizimin e burgjeve.

Sipas Halimit, “tendenca e sistemeve të sotme perëndimore është të privatizohen shërbimet bazë”.

/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/