ITALI, 21 maj 2013– Panik pranë një shkolle në Garbatella, në Romë, Itali ku rreth orës 8:00 të paradites së djeshme është gjetur e shtrirë përtokë një vajzë rreth 11 vjeç për shkak të një ataku kardiak.
Menjëherë e mitura është dërguar në spital.
Një kalimtare ka parë vajzën të shtrirë përtokë me çantën e shkollës në krahë dhe ka thërritur menjëherë ndihmën e shpejtë.
Vajza është në gjendje të rëndë.
Kalimtarja nuk i kishte dhënë dot ndihmën e parë, duke i bërë masazh kardiak pasi kishte patur frikë.
Mjekët thonë se nëse ajo do të kishte ndërhyrë, ndoshta gjendja e vajzës nuk do të kishte qenë kaq e rëndë.





