UASHINGTON, 21 maj 2013- Të paktën 91 persona kanë vdekur në tornadon e madhe që e goditi periferinë jugore të Oklahoma Sitit. 

Mur, lajmëroi Si-En-En. Lagje të tëra në qytetin Mur, me popullatë prej rreth 55.000 banorë, janë rrafshuar me tokë.

Mbi 230 persona janë lënduar, midis të cilëve edhe 45 fëmijë. Të paktën dhjetëra prej të lënduarve janë në gjendje kritike shëndetësore.  

Stuhia drejtpërdrejtë e ka goditur shkollën fillore në Mur, duke e marrë çatinë dhe duke rrëzuar mure. Disa fëmijë janë nxjerrë të gjallë nga gërmadhat.

Shpejtësia e erërave që e kanë ndjekur tornadon ka arritur në 320 kilometra në orë, tornadoja ka qenë e gjerë 1,6 kilometra. Më pak se një për qind e tornadove arrijnë një shpejtësi të tillë. 

Erërat më të fuqishme të regjistruara në Tokë,  janë ato që e ndjekin tornadon, kanë vënë në dukje mediat amerikane. Rekord absolut është 486 kilometra në orë. 

Presidenti Obama, Oklahoman e shpalli si zonë të katastrofës të madhe natyrore, transmetuan mediat britanike, duke iu referuar Shtëpisë së Bardhë.

Qëllimi i kësaj mase është që qeveria federale të mund t'u japë ndihmë të pësuarve rëndë nga kalimi i stuhive të fuqishme dhe tornados në dy ditët e fundit mbi këtë rajon. 

Presidenti i SHBA-së Barak Obama, përmes telefonit është dëgjuar me guvernatoren e Oklahomas, Meri Falon dhe e ka shprehur shqetësimin e tij.

Demokrati Obama e ka informuar republikanen Falon se administratës së tij i ka urdhëruar që të pësuarve t'u jepet ndihma e duhur.