TIRANE, 20 maj 2013– Shpëtim Idrizi prezanton 140 kandidatët për deputetë të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet dhe bëri të ditur se ata do të bëjnë fushatë me "kartën e vlerës".

"Ne mendojmë se politika duhet të jetë në shërbim të qytetarëve, e jo qytetarët në shërbim të politikës. Pyetja është: A do ta ndërtojmë këtë vend së bashku, apo do të lejojmë që ta ndërtojnë gjithmonë nga e para fitimtarët e rradhës? Ky është viti i parë i 100 vjetorit të dytë, i Pavarësisë së Shqipërisë, e ne ende nuk e kemi të qartë nëse kemi festuar 100 vjetorin e shtetit shqiptar apo kemi lënguar në 100 vjet tranzicion. Ne besojmë sidomos tek rinia shqiptare ndaj i drejtohemi brezit të ri, se pasioni dhe angazhimi juaj do të jenë vendimtare, nëse ne do të ndërtojmë një shoqëri ku progresi është shërbëtori i nevojave tona"- tha Idrizi.