DURRËS, 20 maj 2013– Ditën e shtunë më datë 18.05.2013, rreth orës 04.00, policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë shtetasin me inicilale C.P., 38 vjeç, banues në Xhafzotaj.

Sipas policisë shtetasi në fjalë, me datë 17.05.2013, rreth orës 20.45, ka goditur me mjete të forta duke i shkaktuar dëmtime bashkëshortes së tij 36-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pjeshkë, Komuna Rrashbull Durrës.

Mbi 38 vjeçarin rëndon akuza për kryerjen e veprës penale ”Plagosje e lehtë me dashje”.