Një burrë ka arritur të largohet nga apartamenti i dashnores në Sao Paolo të Brazilit, për t'ju shmangur zemërimit të bashkëshortit të saj.

Ndërsa burri dhe gruaja po diskutonin në ballkonin e shtëpisë, i dashuri i gruas tenton të "shpëtojë" duke kërcyer nga dritarja e apartamentit.

Gjysmë i zhveshur ai ka përdorur çarçafët për të kërcyer nga dritarja e apartamentit.

Ndërkohë kanë arritur edhe ekipet e zjarrfikësve, të cilët e kanë ndihmuar zbritjen e tij në tokë.

E tërë ngjarja ka ndodhur në kohën kur çifti po diskutonin në ballkon, ndërsa shumë njerëz ishin mbledhur për të parë ngjarjen.