MILANO, 19 maj 2013– Një tragjedi e ndodhur mbrëmjen e djeshme, preku zonën Triulzi, një qytet i vogël në periferi të Milanos. 

Dje, rreth orës 21:40, një njeri ende i paidentifikuar i armatosur me pushkë gjahu ka hapur zjarr mbi një familje shqiptare që po kalonte në atë moment në Via Verdi.

Katër njerëz – një 31-vjeçar dhe gruaja e tij, një fëmijë 4 vjeç dhe nëna e tij, (të afërm të çiftit)- janë plagosur lehtë nga fishekët e armës së gjahut. 

Fëmija u plagos lehtë në krah, ndërsa nëna e tij dhe gruaja e 31 vjeçarit janë plagosur në këmbë. Agresori, asnjë gjurmë: askush nuk ishte në gjendje të rrëfehej- ose nuk duan.

Duket se mes shqiptarit dhe autorit kishte ndodhur një debat i zjarrtë çka bëri që i armatosuri të qëllojë drejt tij, si shenjë paralajmërimi se mund ta priste diçka shumë më e rëndë.

Nga të dhënat e para, autori i cili dyshohet të jetë gjithashtu shqiptar kishte shkuar në këmbë para shtëpisë së tij, ku në hyrje të banesës qëlloi me pushkë duke e lënë të plagosur në këmbë dhe trup 31-vjeçarin.

Menjëherë pas kësaj autori i ngjarjes u largua me vrap duke humbur gjurmët.

Mësohet se 31-vjeçari i plagosur me iniciale A.L, ka precedencë penale në drejtësinë italiane për shantazh, grabitje, rrëmbim personi dhe trafik droge.

Nga ana e policisë vijojnë intensivisht hetimet për të zbuluar motivet e ngjarjes së rëndë, si dhe lidhjet mes autorit dhe të dëmtuarit.