TIRANË, 19 maj 2013 –“Tronditet” paraditja e së dielës në zonën malore midis Shqipërisë dhe Maqedonisë, për shkak të lëkundjeve të lehta të tokës.

Departamenti i sizmologjisë i Universitetit Politeknik të Tiranës, në orën 10.55.46, më 19 maj 2013, ka regjistruar një tërmet të lehtë me magnitudë 2,7 në fshatin Tuçep të qarkut të Dibrës (koordinatat 41.45°N, 20.48°E).

Epiqendra e dukurisë sizmike të parrezikshme ndodhej në thellësinë 7 km.

Organet shtetërore nuk kanë njoftuar për viktima apo dëme materiale.

/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/